lunedì 6 luglio 2009

Koha e kometës - Nga Ronnie Scheib, “Variety”


Shqipëria e përshkuar nga protagonisti i filmit “Koha e kometës” paraqet një multikulturalizëm tolerant që i gjen në luftë alternativat e veta të krisura
Nga Ronnie Scheib, “Variety”
Ushtarë të painformuar përfshihen në konflikt dhe tronditje kulturore në filmin “Time of the Comet, ” të regjisorit shqiptar Fatmir Koçi ("Tirana viti zero"), që i bashkon absurditetin e luftës me absurditetin e plotë që në një kohë ka qenë Shqipëria.

I vendosur pak para Luftës së Parë Botërore, filmi rrëfen për aventurat pikareske të një heroi të ri që i bind pesë bashkëfshatarë për ta ndjekur atë në betejë. Gjatë rrugës, ata ndeshen me udhëheqësin homoseksual të banditëve, me një mbret të sjellshëm prusian, me një murgeshë të kryqëzuar dhe një mysliman që vetëflijohet, derisa fati i kombit varet nga një lafshë penisi. Romantik, tragjik dhe thellësisht shumë zbavitës, “Time of the Comet” mund të gjallërojë vendtakimet artistike. 


Tirana Film Festival's Fan Box

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI
Genc Permeti gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve ne Valladolid International Film Festival ku filmi HONEYMOONS i prodhuar nga SKA NDAL Film Production fitoi Cmimin e Arte dhe cmimin e kritikes