venerdì 5 marzo 2010



Tiranë, 5 mars, NOA / Nga Milena Selimi - I pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinematografinë Evropiane) që vjen në vendin tonë, Roberto Olla, ka shpjeguar në një seminar të organizuar mënyrën e aplikimit në këtë organizëm, kushtet që duhet të plotësojnë kineastët, limitet dhe marrëveshjet që duhen respektuar në paraqitjen e projekteve. "Ne dimë shumë pak rreth kinemasë shqiptare”, - u shpreh ai.
Dhe vazhdoi se ndodhet këtu për të njohur producentët dhe regjisorët, për t'u njohur me projektet e tyre, për t'i nxituar ata në aplikimin e projekteve.
Roberto Olla është i pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it që vjen në vendin tonë, qysh prej anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm, shtator 2009.
Olla e përsëriti disa herë që projektet që Eurimages financon (në masën 17% të buxhetit) duhet të jenë bashkëprodhime, me të paktën 2 producentë nga vende të ndryshme dhe të zbatojnë marrëveshjen e lidhur mes tyre, dhe në rastet kur ajo nuk ekziston, zbatohet marrëveshja që ata kanë me Eurimages-in.
m.s/n.e/NOA


lunedì 1 marzo 2010

LISTA E ANETAREVE TE SHOQATES "AP-FA"


Sabina Kodra   Producent   ERA FILM ALBANIA

Fatmir Koci   Regjisor / Producent

Bujar Alimani   Regjisor / Producent   BUJAR ALIMANI FILM

Ilir Butka   Regjisor / Producent   SKANDAL FILM PRODUCTION

Dritan Huqi    Producent   tanhuqi@gmail.com

Genc Permeti   Skenarist / Producent   SKANDAL FILM PRODUCTION

Donika Bardha   Producente

Edmond Budina   Regjisor / Producent    ERA FILM ALBANIA

Ermir Keta   Producent

Bujar Lako   Aktor

Telman Morina   Animator / Producent   telman@belgacom.net   Link

Guljem Radoja   Aktor

Robert Budina   Regjisor / Producent   ERA FILM ALBANIA

Besnik Ajazi   Regjisor / Producent   NET VISION STUDIO

Shpend Bengu   Animator / Producent   shpend_bengu@yahoo.com   Link

Ema Andrea   Aktore

Andi Deliana   Regjisor / Producent

Dritan Arbana   Aktor

Bojken Lako   Producent

Kastriot Caushi   Aktor

Amantia Peza   Producente

Alfred Trebicka   Aktor

Petrit Malaj   Aktor

Endri Sina   Kompozitor

Genc Buxheli   Animator / Producent   STUDIO GMSOFT

Julian Canameti    Student Regji filmi

Dritan Mesareja    Student Regji filmi

Gentian Kurti    Student Regji filmi

Ejona Abasi    Student Regji filmi

Silvia Tozaj    Student Regji filmi

Regis Canameri    Student Regji filmi

Arjan Taga    Student Regji filmi

Armino Faja    Student Regji filmi

Orges Poda    Student Regji filmi

Olsi Hoxha    Student Regji filmi

Ani Meziri   Student Regji film

lunedì 1 febbraio 2010

Albanian Producers and Filmmakers Association

U krijua shoqata me e re e komunitetit kinematografik shqiptar "Albanian Producers and Filmmakers Association"
Se shpejti do te pasqyrojme ne kete faqe web te gjithe informacionin rreth kesaj shoqate.

mercoledì 6 gennaio 2010

Regjisori Edmond Budina po xhiron skenat e para të filmit "Vallja e Flamujve"

Regjisori Edmond Budina nis xhirimet për filmin "Vallja e flamujve". Në aeroportin e Rinasit, aktorë shqiptarë dhe të huaj. Budina i zhvendos ngjarjet në jug të Shqipërisë, aty ku duhet të zgjidhet një mister.
Është mesditë, xhirimet pritet të fillojnë nga një moment në tjetrin. Vendi ku do të xhirohet skena është gati. Është një sallë pritjeje, muret, dyert, tavolina janë krejt të bardha. Pas tavolinës qëndron e heshtur një sekretare dhe pak më tej disa njerëz janë duke pritur. Salla duket edhe më e bardhë nga dritat e forta të projektorëve.
Do të xhirohet një skenë në aeroportin "Nënë Tereza". Regjisori, kameramani, i gjithë ekipi po presin aktoren protagoniste. Më në fund ajo vjen dhe dikur dëgjohet një zë: "Aksion"!

Tirana Film Festival's Fan Box

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI
Genc Permeti gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve ne Valladolid International Film Festival ku filmi HONEYMOONS i prodhuar nga SKA NDAL Film Production fitoi Cmimin e Arte dhe cmimin e kritikes