mercoledì 6 gennaio 2010

Regjisori Edmond Budina po xhiron skenat e para të filmit "Vallja e Flamujve"

Regjisori Edmond Budina nis xhirimet për filmin "Vallja e flamujve". Në aeroportin e Rinasit, aktorë shqiptarë dhe të huaj. Budina i zhvendos ngjarjet në jug të Shqipërisë, aty ku duhet të zgjidhet një mister.
Është mesditë, xhirimet pritet të fillojnë nga një moment në tjetrin. Vendi ku do të xhirohet skena është gati. Është një sallë pritjeje, muret, dyert, tavolina janë krejt të bardha. Pas tavolinës qëndron e heshtur një sekretare dhe pak më tej disa njerëz janë duke pritur. Salla duket edhe më e bardhë nga dritat e forta të projektorëve.
Do të xhirohet një skenë në aeroportin "Nënë Tereza". Regjisori, kameramani, i gjithë ekipi po presin aktoren protagoniste. Më në fund ajo vjen dhe dikur dëgjohet një zë: "Aksion"!

Tirana Film Festival's Fan Box

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI
Genc Permeti gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve ne Valladolid International Film Festival ku filmi HONEYMOONS i prodhuar nga SKA NDAL Film Production fitoi Cmimin e Arte dhe cmimin e kritikes