martedì 11 febbraio 2025
Kineastët kërkojnë reagimin e Ministrisë së Kulturës 12 Shkurt 2025
mercoledì 5 febbraio 2025
Shoqatat e kineastëve: QKK, shkelje të rënda
Kineastët kundër QKK-së, letër ministrit: Nga keqmenaxhimi po rrezikohet kinematografia! Eol Çashku: Ankesa të pabaza, tregojnë që kam të drejtë
Kineastët shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë me në krye Eol Çashkun janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Kineastët i kanë dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Kulturës, ku nënvizojnë se drejtori Çashku është në shkelje të rënda ligjore dhe se duhet të merren masa.
Sipas kësaj rregulloreje, filmat- vepër e parë nuk mbështeten për bashkëprodhim, ndërkohë që penalizohen apo margjinalizohen krejtësisht autorët e rinj shqiptarë, të cilët gjithashtu nuk mund të kërkojnë mbështetje nga vendet partnere, pasi në kategorinë e “minortiy co-production” përjashtohen regjisorët e vendeve partnere me filma të parë dhe si rrjedhim penalizohen dhe mungon mbështetja për regjisorët shqiptarë, që do të kenë filmat e parë. Ndërkohë që QKK-ja nuk i mbështet plotësisht nga ana financiare, duke i futur kështu në limbo absurde.
Një tjetër pikë, e cila vlen të përmendet është edhe mungesa e kuadrit ligjor, veçanërisht në fushën e stimujve tatimorë (tax incentives), të parashikura nga ligji për audiovizualin, por që nuk zbatohen, gjë që sipas kineastëve po dëmton zhvillimin e sektorit të filmit në Shqipëri, duke penguar ardhjen në vend të producentëve të huaj.
“Situata përkeqësohet nga komunikimi jo i saktë rreth politikave fiskale, ku deklaratat se "Shqipëria është tax free për filmin" nuk pasqyrojnë realitetin dhe krijojnë konfuzion në komunitetin ndërkombëtar. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga komuniteti i kineastëve për stimuj tatimorë, çështja nuk ka marrë vëmendjen e duhur institucionale. Me implementimin e duhur të këtyre mekanizmave, Shqipëria mund të tërheqë investime vjetore prej 20-30 milionë eurosh, duke sjellë përfitime në shumë sektorë si industria audiovizuale, turizmi, transporti dhe hoteleria.”,- vërehet në letrën drejtuar ministrit Gonxhja.
Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të sektorit. Ndërkohë, drejtuesi i QKK-së, Eol Çashku ka reaguar me një përgjigje drejtuar Ministrisë së Kulturës lidhur me letrën e grupit të kineastëve dhe problemet e mbartura dhe të thelluara të Qendrës së Kinematografisë. Sipas kësaj përgjigjeje “QKK-ja i ka punët shkëlqyeshëm dhe është në kontakt të vazhdueshëm me simotrat e saj evropiane”.
Biles, sa më shumë ta sulmojnë",- përfundon drejtori i QKK-së, "aq më shumë institucioni që drejtoj është në drejtimin e duhur".
https://youtu.be/cGxquCU93FQ?si=OCMe-tPgE80HcYlM
martedì 13 dicembre 2011
TIFF, UFF e PUFF - Nga Koloreto Cukali
Ou?
Ç’ne?
Na lër or çun, kemi hallet tona.
Edhe një Festival Filmi në Tiranë është një hall i madh, ngaqë, çdo gjë e jona është e destinuar të kthehet në hall. Ç’të bëjmë pra, me një festival filmi?
Uf-e-pufet e TIFF-it
TIFF, për ata që nuk e dinë është Tirana International Film Festival, një festival që ka 9 vjet që zhvillohet në Tiranë pak a shumë në këtë kohë. Këtë vit hallet e festivalit janë të shumta. Organizatorët e kanë nisur festivalin me buxhet zero. Asnjë institucion, shtetëror, privat ose gjysmë-kështu-e-gjysmë-ashtu nuk ka dhënë para. Vetëm disa dashamirë kanë dhënë ndihma në natyrë: një sallë kinemaje falas, disa dhoma hoteli pa para, printimin e katalogëve gratis, organizatorë që punojnë pa kërkuar të paguhen, e kështu me radhë. Si me thënë, është një organizim me shoqni. Pasqyrimi i aktivitetit nga ana e medias është tepër i vakët. Media ka për detyrë të shkojë tek arti vetëm nëse ka ndonjë politikan të nivelit të lartë për të bërë hapjen pompoze. Sepse, kultura nuk ka rëndësi, rëndësi ka pjesa “nën kujdesin e veçantë të Zotit…” – prandaj TIFF, siç shkruhet dhe në poster, këtë vit zhvillohet thjesht nën kujdesin e veçantë të Zotit.
Uf-e-pufet e mia
Një festival është një gjë shumë e bukur. Është i vetmi vend ku të ofrohen mundësi për të parë gjëra që nuk ke ku i sheh tjetër, për të takuar njerëz që nuk ke ku t’i takosh tjetër, për të krijuar një atmosferë gëzimi, si ajo kur të mblidhen miqtë në shtëpi. Sepse, festivali mbledh artistë që sjellin vlera personale e artistike. Ti mund të mos i ndjekësh të tërë filmat, po nuk mund të mos marrësh pjesë në festat e kafenetë ku gëlojnë njerëzit e festivalit. Në një qytet normal, ardhja e një festivali filmi, (aq më tepër, të vetmit!) do të ishte kryefjala e muajit. Në çdo lokal do të mund të gjeje fletëpalosje, postera, gazetarët do të suleshin për të kapur intervista me artistët.
Shteti, do të organizonte lehtësira fiskale për privatët që do të mbështesnin festivalin, thashethemet për jurinë e favoritët do të gëlonin korridoreve të artit e të medias. Paratë që qarkullojnë për festivalin, në të vërtetë janë investime që i japin frymëmarrje bizneseve dhe punësojnë njerëzit.
Krejt infrastruktura e qytetit, hotelet, restorantet, shtypshkronjat etj., do të viheshin në lëvizje për ardhjen e miqve nga jashtë, duke fituar vetë, por duke e mbushur qytetin me art.
Shqipëria, do të ndahej në qindra copëra të vogla mbresash pozitive që dhjetëra artistë do t’i merrnin me vete në vendet ku shkojnë. Ata që na qortojnë ne që ‘flasim keq për Shqipërinë para të huajve’, në vend që të kërkojnë që të manipulohet e vërteta, duhet të kërkojnë që të huajve t’u tregojmë anën tonë të bukur, jo t’u fshehim anën tonë të keqe.
Me dhjetëra workshop-e, takime, do të mundësonin që studentët dhe kinematografët të shkëmbenin përvoja, të ngjiznin ide, të gjenin partnerët e punëve të ardhshme.
Festivali do të krijonte tregun e filmit. Operatorët televizivë shqiptarë do të vinin për të blerë punë të mira, dokumentarë të jashtëzakonshëm e filma indipendentë tepër të mirë, komikë e dramatikë dhe mbi të gjitha, për të kontraktuar artistë për projektet e tyre.
Kudo ku ka një mundësi për ta shndërruar një faqe të bardhë muri në ekran kinemaje mund të shfaqeshin filma për publikun.
Uf-e-pufet e shtetit
Jetojmë në kohë jetimësh. Projekte jetime, fonde jetime, shkolla jetime. Shteti ka një shkollë filmi, por, askush nuk dëshiron ta mendojë që arti, sikurse futbolli, funksionon me ekipe zinxhir. Shkolla e filmit nuk i hyn askujt në punë, nëse këta studentë nuk do të kenë mundësi kurrë të bëjnë një film, sepse shteti nuk ka para për filmat e tyre. Studentët e asaj shkolle, nuk mund të jenë kineastë, nëse ky qytet nuk ka një festival filmi. Kinemaja nuk është vetëm bërja e filmit, por klima dashamirëse me kinemanë.
Kinemaja, i bën qytetarët më të lumtur dhe shtetin më njerëzor. Filmat dhe të ftuarit në TIFF janë cilësorë. Me mbështetjen e duhur do të ishin dhe më shumë cilësorë. Kjo do të bënte që gradualisht, publiku të edukohej me cilësi, kinemaja të bëhej vërtet një ngjarje e rëndësishme sociale, dhe jo një vend ku shkojmë sa herë na merr malli për kokoshka.
Edukimi i publikut do të prodhonte njerëz më të qetë e më të lumtur, mbi të gjitha shija për jetën, për artin e deri dhe për televizionin do të ndryshonte. Kjo do të prodhonte një brez që do të mund të bënte kinema dinjitoze… dhe për t’i dhënë fund fluturimit me mjete rrethanore, të kthehemi te fraza: “ik or çun me gjithë festival se kam hallet e mia”. Pra, të kthehemi te publiku shqiptar që ka dy idhuj: Gymyshin, dhe Kumbarin.
Uf-e-pufet e Kumbarit
Pjesëmarrja e publikut ishte shumë e vakët, njësoj si buxheti, zero. Nëse në sallat mblidheshin 10-20 vetë, ata nuk ishin publik, por një grup militantësh të kinemasë. Sepse, publiku ynë është edukuar që film i madh na është vetëm “Kumbari”.
Ndërkohë që pak metra larg festivalit, në qendrën tregtare “Kristal” me dhjetëra njerëz bënin xhiro a pinin kafe me orë të tëra, duke u ankuar për jetën boshe që s’bëjnë. As edhe një prej tyre nuk futi kokën në hollin e festivalit, të paktën për të pyetur çfarë filmash po jepen. Më krijonin idenë që psikologjikisht kanë një mur ndaj çdo gjëje të huaj, e që e identifikojnë si “kulturë”. Njësoj si actekët që kur arritën në brigjet e tyre anijet e Cortesit ata prapë nuk i shihnin, thjesht, sepse psika e tyre nuk ishte mësuar të shihte duke ardhur nga deti të tilla objekte.
Uf-e-pufet e Al Paçinos
Sa për nxënësit e kinemasë, ata që ndjekin shkollën e shtetit apo atë privaten, nuk u panë thuajse fare në qarkullim. Studenti i artit shqiptar që kur hyn në vit të parë mendon se i di të gjitha, e se nuk ka nevojë, mbi të gjitha për kulturë. Studenti shqiptar, që në klasë të parë, beson se është më i mirë se Paçino dhe më i talentuar se Skorceze. Prandaj, nuk ka nevojë të vijë në festival filmi. Nxënësit e kinemasë pati raste kur nuk u shfaqën as për të parë filmat e vet, le më të kolegëve.
A na duhet, pra, një TIFF? Nëse “e ardhmja” e kinemasë e snobon festivalin, njësoj si media, e identik si shteti, ç’na duhet një festival?
Uf-e-pufet e kinemasë
Kinemaja në fakt është më shumë se kulturë. Është një biznes që mund të prodhojë para, është një art që mund të prodhojë kënaqësi masive, është një mjedis ku rriten artistë e individë të lirë.
Për fat të keq, çdo projekt artistik në Shqipëri është i detyruar të dështojë përderisa çdo titullar vjen me logjikën: “Historia nis me mua”. Prandaj, dhe çdo iniciativë e mbështetur nga një ministër a drejtor, flaket nga pasardhësi, i cili do të nisë “erën e vet”. Dhe era e vet, nënkupton erën e vet të parave, të klaneve, e të famës, e cila në mënyrë mjerane reduktohet në një frazë cinike: “nën kujdesin e…”.
Megjithatë një TIFF, duhet.
Ashtu siç nuk i lemë fëmijët pa banka, edhe kur i zhgarravisin me egërsi çnjerëzore e i shkatërrojnë. Siç e duam akoma dhe Atdheun, edhe pse është më shumë atdheu i ca të tjerëve se i yni.
venerdì 5 marzo 2010
lunedì 1 marzo 2010
LISTA E ANETAREVE TE SHOQATES "AP-FA"
Sabina Kodra Producent ERA FILM ALBANIA
Fatmir Koci Regjisor / Producent
Bujar Alimani Regjisor / Producent BUJAR ALIMANI FILM
Ilir Butka Regjisor / Producent SKANDAL FILM PRODUCTION
Dritan Huqi Producent tanhuqi@gmail.com
Genc Permeti Skenarist / Producent SKANDAL FILM PRODUCTION
Donika Bardha Producente
Edmond Budina Regjisor / Producent ERA FILM ALBANIA
Ermir Keta Producent
Bujar Lako Aktor
Telman Morina Animator / Producent telman@belgacom.net Link
Guljem Radoja Aktor
Robert Budina Regjisor / Producent ERA FILM ALBANIA
Besnik Ajazi Regjisor / Producent NET VISION STUDIO
Shpend Bengu Animator / Producent shpend_bengu@yahoo.com Link
Ema Andrea Aktore
Andi Deliana Regjisor / Producent
Dritan Arbana Aktor
Bojken Lako Producent
Kastriot Caushi Aktor
Amantia Peza Producente
Alfred Trebicka Aktor
Petrit Malaj Aktor
Endri Sina Kompozitor
Genc Buxheli Animator / Producent STUDIO GMSOFT
Julian Canameti Student Regji filmi
Dritan Mesareja Student Regji filmi
Gentian Kurti Student Regji filmi
Ejona Abasi Student Regji filmi
Silvia Tozaj Student Regji filmi
Regis Canameri Student Regji filmi
Arjan Taga Student Regji filmi
Armino Faja Student Regji filmi
Orges Poda Student Regji filmi
Olsi Hoxha Student Regji filmi
Ani Meziri Student Regji film
lunedì 1 febbraio 2010
Albanian Producers and Filmmakers Association
Se shpejti do te pasqyrojme ne kete faqe web te gjithe informacionin rreth kesaj shoqate.
mercoledì 6 gennaio 2010
Regjisori Edmond Budina po xhiron skenat e para të filmit "Vallja e Flamujve"

Është mesditë, xhirimet pritet të fillojnë nga një moment në tjetrin. Vendi ku do të xhirohet skena është gati. Është një sallë pritjeje, muret, dyert, tavolina janë krejt të bardha. Pas tavolinës qëndron e heshtur një sekretare dhe pak më tej disa njerëz janë duke pritur. Salla duket edhe më e bardhë nga dritat e forta të projektorëve.
Do të xhirohet një skenë në aeroportin "Nënë Tereza". Regjisori, kameramani, i gjithë ekipi po presin aktoren protagoniste. Më në fund ajo vjen dhe dikur dëgjohet një zë: "Aksion"!