venerdì 5 marzo 2010



Tiranë, 5 mars, NOA / Nga Milena Selimi - I pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinematografinë Evropiane) që vjen në vendin tonë, Roberto Olla, ka shpjeguar në një seminar të organizuar mënyrën e aplikimit në këtë organizëm, kushtet që duhet të plotësojnë kineastët, limitet dhe marrëveshjet që duhen respektuar në paraqitjen e projekteve. "Ne dimë shumë pak rreth kinemasë shqiptare”, - u shpreh ai.
Dhe vazhdoi se ndodhet këtu për të njohur producentët dhe regjisorët, për t'u njohur me projektet e tyre, për t'i nxituar ata në aplikimin e projekteve.
Roberto Olla është i pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it që vjen në vendin tonë, qysh prej anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm, shtator 2009.
Olla e përsëriti disa herë që projektet që Eurimages financon (në masën 17% të buxhetit) duhet të jenë bashkëprodhime, me të paktën 2 producentë nga vende të ndryshme dhe të zbatojnë marrëveshjen e lidhur mes tyre, dhe në rastet kur ajo nuk ekziston, zbatohet marrëveshja që ata kanë me Eurimages-in.
m.s/n.e/NOA


Nessun commento:

Posta un commento

Tirana Film Festival's Fan Box

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI

HONEYMOONS fiton "GOLDEN SPIKE" dhe çmimin FIPRESCI
Genc Permeti gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve ne Valladolid International Film Festival ku filmi HONEYMOONS i prodhuar nga SKA NDAL Film Production fitoi Cmimin e Arte dhe cmimin e kritikes